Shkolla e Magjistraturës më datë 1 qershor 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Aktet e ekspertimit si provë shkresore. Kushtet e vlefshmërisë, përdorshmërisë dhe papërdorshmërisë së tyre në procesin gjyqësor. Procesi i të provuarit gjatë gjykimit civil dhe veçoritë e aktit të ekspertimit si prove”,pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Dritan Caka, Irida Kacerja
Lehtësues: Olti Skrame
Qëllimi i këtij trajnimi është: Thellimi i konceptit të aktit të ekspertimit si provë, vecanërisht aktit të ekspertimit si provë shkresore dhe atipike. Trajtimi i vecorive të kësaj prove, në raport me provat e tjera në procesin civil. Shkëmbimi i eksperiencave me pjesëmarrësit në trajnim, në këtë fushë. Njohja me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhë asaj Kushtetuese në këtë fushë.
Metodologjia e trajnimit është e ndërthurur midis trajtimeve teorike të koncepteve dhe trajtimeve te rasteve praktike te Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu pyetje nga paneli në formën e debatit, në lidhje me çështjet e trajtuara.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- LLOJET E PROVAVE NE PROCESIN CIVIL. PROVA SHKRESORE DHE AJO ME EKSPERT; LIRIA E PROVAVE NE PROCESIN CIVIL;
- LLOJET E PROVAVE NE RASTIN E MARREDHENIES SE POSACME MES PALEVE;
- PROVA ATIPIKE, RAST PRAKTIK, MENDIMI KUNDER I GJYKATES ME EKSPERTIN;
- GJYKATA KUSHTETUESE PER PROVEN ME EKSPERT, GJYKATA E LARTE PER PROVEN ME EKSPERT;
- EKSPERTIMI SI PROVE NE PROCESIN GJYQESOR CIVIL;
- CAKTIMI I EKSPERTIT, KOMPETENCAT E TIJ DHE VECORITE E AKTIT TE EKSPERTIMIT;
- PROBLEME TE PRAKTIKES GJYQESORE NE LIDHJE ME EKSPERTIMIN SI PROVE.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës